
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya drejtuar këshillit të sigurisë në Nju Jork, tha se BE dhe Britania e Madhe “nuk e mbajnë fjalën e tyre”.
“Ata nuk mund të jenë pjesë në asnjë bisedim të ardhshëm për zgjidhjen e krizës me Ukrainë”, tha Vasily Nebenzya.
“Ata janë të verbuar nga rusofobia primitive, dëshira e tyre maniake për të shkaktuar disfatë në vendin tonë, në fushën e betejës, duke përdorur ukrainasit që kanë mbetur gjallë”, shtoi ambasadori
Ai pati komente të ashpra edhe për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Presidenti i “vetëshpallur”, futi vendin në konflikt”, tha Nebenzya.
Ai e përshkruajti Zelenskyn si një “komedian profesionist ukrainas”, duke iu referuar karrierës së tij të mëparshme dhe tha se ai “ka frikë nga zgjedhjet” dhe po bën çdo gjë të mundshme për t’i zvarritur ato.
Ambasadori përfundoi fjalën e tij duke thënë se Ukraina nuk duhet të jetë “një shtet i militarizuar, por neutral dhe jo pjesë e ndonjë blloku apo aleance”.
Top Channel