Nën “petkun” e bardhë të dëborës edhe Shkodra, Malësia e Madhe dhe Puka! Raportohet për mungesë energjie elektrike në disa fshatra
17/02/2025 08:58
Temperaturat e ulëta, kanë rikthyer reshjet e dëborës edhe në qarkun e Shkodrës.
Disa centimetra dëborë kanë rënë mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm, në zonat e thella të Shkodrës, si dhe në Kelmend të Malësisë së Madhe.
Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se e mbuluar nga dëbora ketë mëngjes është zgjuar edhe qyteti i Pukës.
Deri më tani ka probleme në disa fshatra me mungesën e energjisë elektrike, ndërsa qarkullimi vijon normalisht.
Top Channel