
Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një telefonatë 20-minutëshe me homologun e tij amerikan, Donald Trump përpara se liderët evropianë të takohen në Paris për të zhvilluar bisedime urgjente në lidhje me luftën në Ukrainë.
Udhëheqësit e Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Holandës dhe Danimarkës, si dhe zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian dhe NATO-s, do të marrin pjesë në diskutime.
Evropianët nuk janë ftuar në bisedimet SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë, që do të nisin këtë javë në Arabinë Saudite.
Sot, Macron u pa duke mirëpritur kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, Kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministren daneze Mette Frederiksen, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe shumë lider të tjerë evropianë.
Top Channel