“I mbani shpresat te një kompani marketingu që s’e njeh Shqipërinë”/ Noka përplaset me Peleshin: Keni frikë se Diaspora po ju kthehet kundër

17/02/2025 11:46

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, debatuan në Kuvend për votën e Diasporës.

Peleshi, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, u shpreh se shpresat për fitoren po i mbajnë te kompania amerikane e marketingut, që nuk e njeh Shqipërinë. “Nuk ju vjen shpëtimi nga qielli”, tha ai.

“Asnjë fjalë për diasporën, që do të thotë se vota e Diasporës për ju nuk është as shpëtim, as e rëndësishme. Keni gjetur vetëm një kompani marketingu. Një parti kaq e rëndësishme të mbështetet tërësisht në një kompani marketingu, që premton ta bëjë të zezën të bardhë. Nuk ka shpëtim që vjen nga qielli, Shqipëria e së nesërmes do të ndërtohet nga shqiptarët, ju sillni një kompani që nuk e njihte fare Shqipërinë, por do ta bëjë të zezën të bardhë”, tha Peleshi.

Ndërsa Noka, akuzoi mazhorancën për largimin e shqiptarëve nga vendi. “Diaspora po ju kthehet kundër”, u shpreh ai.

“Për Diasporën kemi folur çdo ditë. Isha dje në Diasporë, e pe ti besoj? Nuk u mbylla në bodrum si ju, zërin e tyre po ju përcjell këtu. Tani po kthehet kundër Diaspora, nuk ju pret kush, se ajo Diasporë prej jush ka ikur. Ju nuk duhet ta përmendni fare, në 11 maja ata do ju kthejnë reston”, u shpreh deputeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA