
Edhe pesë akuza të tjera për ish ministrin Ilir Beqaj.
Dy agjentë të BKH i komunikuan Beqajt se gjatë kohës kur ka drejtuar agjencinë SASPAK ka kryer korrupsion, ka mashtruar, falsifikuar dokumente, shkelur barazinë në tendera dhe ka fshehur pasurinë.
Këto dyshime të SPAK u zyrtarizuan me komunikimin e akuzave për të cilat, ish ministri ka kërkuar kohë të kryejë kundërshtimet e duhura. Ish ministri u soll nga burgu i Durrësit ku mbahet edhe 12 ish zyrtarë të tjerë nën hetim nga SPAK për çështje të tjera dhe në prani të avokatit mbrojtës ka firmosur gjetjet që pritet ti kundërshtojë ashtu siç po bën edhe tek dosja sterilizimi.
Në këtë episod ndaj Beqajt gjykata rikualifikoi veprën për një akuzë më të rëndë si është ajo e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal. Episodi I dytë që po shkon drejt mbylljes nge dyshime ndaj ish funksionarit për keq menaxhimin e fondeve të BE, sikurse edhe ndaj shtatë të tjerëve emrat e të cilëve u bënë publik gjashtë muaj më parë kur gjykata aprovoi masat e sigurisë duke rënduar pozitën e Beqajt që përfundoi në arrest me burg.
Veç Beqajt nën akuzë do të jenë edhe ish zyrtarë të tjerë dhe biznesmenë midis tyre Ermal Kurtulaj, një ish koordinator i një projekti të mbështetur nga BE që menaxhohej nga SASPAK, me drejtues në atë kohë Ilir Beqajn.
Top Channel