Sulm ajror ndaj një miniere ari në Sudan pranë kufirit me Egjiptin, 72 të vrarë 12/10 09:36
Papa Françesku në një mesazh drejtuar besimtarëve shprehet se ka ende nevojë për disa trajtime për një infeksion respirator,
“Do të doja të isha mes jush, por siç e dini, jam në poliklinikën “Tzmeli”, sepse kam ende nevojë për disa trajtime për bronkitin tim”, tha Papa Françesku.
Papa u bëri thirrje besimtarëve që të vazhdojnë të luten për paqe në Palestinë, Izrael dhe gjithë Lindjen e Mesme, si dhe në Mianmar, rajonin e Kivu dhe Sudan.
Sakaq ai nuk harroi të falënderonte besimtarët “për afërsinë dhe lutjet me të cilat e shoqërojnë gjatë këtyre ditëve”, si dhe mjekët dhe të gjithë stafin infermieror të Spitalit “Tzemeli”, për interesimin e sinqertë.
Top Channel