
Fermerët po shtojnë me ujë një pjesë të sasisë për t’iu përgjigjur kërkesave të fabrikave.
“Unë sot kam falimentuar, nuk punon askush. Unë njëherë në javë marr qumësht”.
Ky është Nazif Tivari, prej më shumë se gjysmë shekulli ai është përkushtuar industrisë së qumështit. Dikur në këtë punishte që sot ngjan më tepër si muze, ishin të punësuar 12 persona, ndërsa sot asnjë, dhe fajin për këtë e ka mungesa e subvencioneve në blegtori. Efekte kur sheh foto të baxho
Nazifi thotë mungesa e stabilimenteve të mëdha bën që fermerët të mos I përgjigjen kërkesës së fabrikave të qumësht në sasi, për këtë arsye blegtori për të mbijetuar falsifikon qumështin, por duke shtuar sasinë ai ul cilësinë.
“Edhe 1Litër qumësht që unë e marr me 61 Lekë po ta shikosh ti, se di sa ujë zbres unë sa herë që sjell qumësht ai 20-30Litra ujë e sjell qumështin e falsifikuar se nuk ka qumësht Nëse unë marr 700 litra qumësht ai e grumbullon me 30 vetë se nuk ka ferma të mirëfillta. Ndoshta është lirë kaq, dakord por unë e marr qumështin pa TVSH dhe unë dhe do ta shes 20% TVSH të prodhimit”, shprehet ai.
Fermat blegtorale në vendin tonë janë primitive, mjelja dhe pastrimi në stalla vazhdon e bëhet me dorë. Mungesa e teknologjisë sjell në tryezë një qumësht të ngarkuar me mikrobe, dhe të lirë në çmim Kjo situate jo e mirë për fermerin tonë, është e favorshme për fermerin e rajonit I cili trajtohet ndryshe nga shqiptari .
“E dini ju se sa prodhime vinë nga importi nuk është parmigani dhe as grue, pardje më mori dikush në telefon e më tha do djathë pizze 450 lekë kilogrami, po ku I dalin kostot? Vijnë djathëra që janë imitim”, shprehet ai.
Fermerët që mbarështojnë gjë të gjallë thonë se subvencioni lekë për litër qumësht do të përmirësonte situatën në stallat e vendin tonë.
Top Channel