Fluturimi amerikan me të dëbuarit e tretë indianë zbarkon në Amritsar

16/02/2025 22:12

Avioni amerikan, që mbante grupin e tretë të emigrantëve indianë, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Shri Guru Ram Dass në Amritsar këtë të diel.

Në këtë fluturim ishin 112 të dëbuar ku 44 janë nga Haryana, 33 nga Gujarat, 31 nga Punjab, dy nga Uttar Pradesh dhe nga një nga Himachal dhe Uttarakhand.

Fluturimi vjen një ditë pasi avioni ushtarak amerikan me 117 emigrantë të paligjshëm indianë u ul në Amristar. Avioni ishte ulur në aeroportin Amritsar rreth orës 23:35.

Mësohet se nga 117 persona, 65 ishin nga Punjab, 33 nga Haryana, tetë nga Gujarat, tre nga Uttar Pradesh, dy nga Maharashtra dhe Rajasthan, dhe Goa dhe një nga Himachal Pradesh dhe Jammu & Kashmir.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA