Armëpushimi në Gaza dhe lirimi i pengjeve/ Netanyahu paralajmëron Hamasin: Do të hapen ‘portat e ferrit’ nëse…

16/02/2025 14:15

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëron Hamasin se “portat e ferrit do të hapen”, nëse nuk lirohen pengjet izraelite.

Kjo deklaratë erdhi gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili ndodhet në Tel Aviv.

Kryeministri izraelit falënderoi presidentin e SHBA-ve, Donald Trump për ndihmën e tij në lirimin e djeshëm të tre pengjeve. Ai shprehu gjithashtu falënderimet ndaj Rubios për mbështetjen e SHBA-së për politikën e Izraelit në Gaza. Ndër të tjera Netanyahu theksoi se ai dhe Trump “po punojnë në bashkëpunim të plotë dhe koordinim të plotë”.

Po ashtu kryeministri izraelit komentoi dhe politikat e ndjekura nga Irani, ku tha se “Izraeli dhe SHBA qëndrojnë krah për krahë në përballjen e kërcënimit iranian”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA