
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio zhvilluan një telefonatë sot.
Ata ranë dakord për të pasur kontakte të rregullta për t’u përgatitur për një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA Donald Trump, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.
Telefonata ishte iniciativë e palës amerikane, sipas Reuters.
“Të dyja palët shprehën vullnetin e tyre për të bashkëpunuar në çështjet urgjente ndërkombëtare, duke përfshirë zgjidhjen e konfliktit me Ukrainën, situatën rreth Palestinës dhe në përgjithësi në Lindjen e Mesme”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.
“Sergei Lavrov dhe Marco Rubio riafirmuan gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku për të rikthyer dialogun mes dy shteteve në përputhje me tonin e vendosur nga dy presidentët”, shkruhet në përfundim të deklaratës.
Trump dhe Putin folën për më shumë se një orë të mërkurën, kontakti i parë i drejtpërdrejtë midis presidentit amerikan dhe rus që nga telefonata e Putin me Joe Biden pak përpara se të dërgonte dhjetëra mijëra trupa në ndihmë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Top Channel