“Qumështit t’i ulen taksat”/ Ekspertët e bujqësisë propozojnë që të hiqet TVSH 20%. Tarifa për qumështin nga Serbia

15/02/2025 16:10

Subvencionimet në blegtori janë të pamjaftueshme për të konkurruar qumështin e importit.

Kjo është dhe arsye se përse industria kërkon që një litër qumësht ta marrë tek fermerët me një çmim që nuk mbulon kostot e prodhimit. Protesta nga fermerët për rritjen e çmimit të qumështit apo subvencioni lekë për litër qumësht nuk dëgjohet as nga bizneset dhe as nga Ministria e Bujqësisë.

Që blegtoria të rimëkëmbët sipas profesorit Edmond Panariti nuk duhej ndjekur politika e gabuar fiskale qe po ndodh aktualisht.

“Duhet patjetër të hiqet taksa 20% të TVSH-sës, kur unë isha ministër bujqësie e rimbursonim TVSH-në ndërsa tani nuk rimbursohet TVSH-ja e prodhimit vendas, automatikisht ti e rëndon prodhimin final me 20% më shtrenjtë se prodhimi i huaj pra importi, i cili taksohet jo më shumë se 5%.  Kjo duhet të ndryshojë dhe këto janë instrumente fiskal që i ka shteti”, tha Panariti.

Për të rritr vlerën e produktit vendas, Shqipëria duhet të sillet si Amerika, të bllokojë në doganë qumështit e fermerit serb

“Dhe e dyta me guxim edhe në frymën e asaj që po bën presidenti Trump barriera tregtare nuk mund të lejosh një qumësht që subencionohet rëndë në origjinë të shtypë  ose të nxjerrë jashtë tregut qumështin shqiptar. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të cilën ne e kemi nënshkruar ka një kapitull të veçantë të lejon që të ulësh traun e importit për një produkt që subensionohet në vendin e tij ndërkohë që ti nuk e subvencionon prodhimin”, tha Panariti.

Fabrikat e qumështit preferojnë lëndën e parë ta siguron në nga importi për shkak të çmimit më të lirë dhe sasi. Bizneset nuk kanë durimin dhe interesin ekonomik të blejnë qumështin e fermerit vendas, është ministria e bujqësisë ajo që duhet të hartojë politikat blegtoriale që qumështi made in Albania të konkurrojë atë serb.

“Ne fabrikat të cilat i stimuluam me findet e BE që të bljenë qumësht shqiptarë, dhe jo të bljenë qumësht të huaj. Në fund të fundi është shteti që me mekanizmat e tij rregullator bën të mund që të ndryshojë kahu I furnizimit duke dekujaruar importin nëpërmjet taksa më të larta. Atë taksën 20% vendosja importit jo prodhuesit”, tha Panariti.

Qumështi blihet tepër lirë nga fermerët, ndërsa nënproduktet e tij kushtojnë shumë shtrenjtë për konsumatorin. Në market një kg ndjathë lope sot kushton nga 1000-1200 lekë ndërsa gjalpi kap vlerën e 1800 lekëve. Ky çmim është i kënaqshëm për biznesin, por jo për qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA