Pesë rrugët drejt qeverisë së re në Kosovë! Asnjë nga partitë nuk ka votat për të krijuar e vetme qeverinë pas zgjedhjeve

14/02/2025 13:49

Nga rezultati preliminar i zgjedhjeve të nëntë shkurtit, asnjë prej partive nuk do të mund të krijojë qeverinë e vetme.

Sipas përllogaritjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 47 deputetë, pa numërimin e votave të diasporës, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Partia Demokratike e Kosovës pritet të sigurojë 25 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës do 20 deputetë dhe koalicioni AAK-NISMA tetë ulëse.

10 mandate janë të garantuara me Kushtetutë për komunitetin serbë dhe 10 të tjera për komunitetet pakicë të tjera.

Analistët politik rendisin pesë skenarë të mundshëm për krijimin e një qeverie, që po ashtu presin të jetë e brishtë, me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.

Kreu i Lëvizjen Albin Kurti ka deklaruar se do e formojë qeverinë i vetëm pa opozitë, e këta të fundit po ashtu kanë deklaruar se nuk bëjnë koalicion me Kurtin.

Kamberi thotë se një qeveri stabile është vështirë e arritshme pa ndërhyrjen e një faktori i jashtë, ku sipas tij, në situatën gjeopolitike aktuale ky faktor mund të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por edhe ky skenar shihet si vështirë i realizueshëm për shkak të interesave partiake për karrigen e kryeministrit, nga e cila nuk heqin dorë asnjë prej partive.

Partitë politike kanë deklaruar se do të presin rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për të nisur negociatat për formimin e qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA