Papa Françesku shtrohet në spital, Vatikani: Do kryejë ekzaminime mjekësore për bronkitin

14/02/2025 11:29

Papa Françesku do të shkojë në spitalin e Romës pasi do të marrë trajtim për bronkit dhe ekzaminime mjekësore.

“Këtë mëngjes, në fund të audiencës, Papa Françesku do të shkojë në Poliklinikën Agostino Gemelli për disa teste të nevojshme diagnostikuese dhe do të jetë në një mjedis spitalor për trajtimin e  bronkitit”, tha Vatikani sipas BBC.

Papa Françesku ka bërë një sërë vizitash në spital vitet e fundit dhe ka kryer një operacion abdominal në vitin 2023.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA