![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/hostages-xrwma_sd-800x450.jpg)
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria e vendit të tij do të duhet të dyfishohet në madhësi nëse NATO ia mohon anëtarësimin në aleancë.
“Nëse nuk kemi NATO, atëherë do ta bëjmë NATO-n në Ukrainë. Do të thotë që ne duhet të rrisim dy herë në numër ushtrinë. Kemi 110 brigada. Rusia ka 220 brigada”, tha Zelensky të premten në Konferencën e Sigurisë në Mynih në Gjermani.
Zelensky tha më herët se edhe pse administrata Trump nuk është e gatshme të flasë për anëtarësimin e ardhshëm të vendit të tij në NATO, ajo mbetet garancia më e mirë e sigurisë për Ukrainën.
Kjo vjen pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth me sa duket përjashtoi mundësinë e bashkimit të Kievit në aleancën ushtarake të mërkurën, duke thënë se ishte joreale.
Top Channel