“Kush jeni ju Flamur, Palokë qoftë edhe doktori?!”, Murrizi ‘shpërthen’ në mbledhjen e PD: Secili ka kontribut, s’mund të ndahemi ca të nënës e ca të njerkës

14/02/2025 09:47

Ish-deputeti Myslim Murrizi nuk i kurseu kritikat ndaj kryedemorkatit Sali Berisha dhe Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka në mbledhjen e Kryesisë së PD.

Murrizi është shprehur se ata duan të jenë në listat e sigurta dhe të përjashtojnë pjesën tjetër nga Primaret.

“Statuti thotë se Primaret nuk përjashtojnë asnjë nga Primaret. Si kryetarët e degëve që dëshirojnë të jenë në garë dhe i detyron statuti të japin dorëheqjen, nuk thotë gjë për drejtuesit e qarqeve të mos futen në Primare. A janë menaxherë, si zotëria që erdhi nga Trump, por pa pagesë, unë nuk futem në primare. Secili nga ne ka kontributin e tij në këtë parti, kush nga dhjetori i 90, por askush nuk mund të na ndajë ca të nënës dhe ca të njerkës. Ca politikanë rrace, ca inferiorë, ca superiorë dhe ca dorë e dytë. E ”. Që mund të na ndash?”, ka thënë Murrizi.

Primaret e PD do të zhvillohen më 1 mars, ndërsa gara për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet nga radhët e demokratëve do të realizohet në nivel qarku dhe çdo anëtar mund të zgjedhë vetëm një emër.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta