
19/03 22:30
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka reaguar pas komenteve të nënpresidentit amerikan, JD Vance.
Vance akuzoi gjerësisht qeveritë evropiane për injorimin e shqetësimeve të votuesve për emigracionin dhe për fjalën e lirë.
“Demokracia u vu në pikëpyetje, nga nënpresidenti i SHBA-së, për të gjithë Evropën më herët. Ai flet për asgjësimin e demokracisë. Dhe nëse e kam kuptuar saktë, ai po krahason kushtet në pjesë të Evropës me ato në rajone autoritare. Kjo nuk është e pranueshme,” tha Pistorius gjatë konferencës.
Top Channel