Avioni i Sekretarit të Shtetit Rubio pëson defekt në ajër! Bën ulje urgjente

14/02/2025 12:56

Avioni me të cilin sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio po udhëtonte nga Uashingtoni drejt Mynihut pësoi një problem teknik gjatë fluturimit, çka ai detyroi pilotët ta ulnin mjetin në bazën e Forcave Ajrore Andrews.

Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i DASH-it, i cili sqaroi se kreu i diplomacisë amerikane e vazhdoi më vonë rrugëtimin drejt Gjermanisë me një avion tjetër. Ai duhet të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih e më tej, në takimin e ministrave të jashtëm të G7-tës.

Më pas ai do të udhëtojë në Izrael, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u takuar me zyrtarë të lartë atje.

“Angazhimet e Sekretarit Rubio me zyrtarë të lartë do të promovojnë interesat e SHBA në avancimin e bashkëpunimit rajonal, stabilitetit dhe paqes,” tha Departamenti i Shtetit për udhëtimin e tij, duke shtuar se armëpushimi Izrael-Hamas dhe marrëveshja e pengjeve do të ketë prioritet.

Më herët, Presidenti Donald Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv që e udhëzonte Sekretarin e Shtetit Marco Rubio të bëjë ndryshime në Shërbimin e Jashtëm për të siguruar që politika e tij ‘Amerika e Para’, të zbatohet në mënyrë efektive dhe me besnikëri. Urdhri pason zhvillimet në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, punonjës të së cilës janë pezulluar apo apo u është dhënë leje me detyrim.

Faqja e internetit e USAID-it nuk punon më dhe Rubio është emëruar ushtrues i detyrës së administratorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA