Armëpushimi me Hamasin, Izraeli do të lirojë 369 palestinezë në këmbim të 3 pengjeve

14/02/2025 23:01

Izraeli do të lirojë 369 të burgosur palestinezë si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.

Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, tre pengjet Shagi Dekel Chen, Sasha Trufanov dhe Yair Horn, do të lirohen të shtunën. Hamasi ka ndarë me Izraelin identitetin e tre pengjeve që do të lirohen nëpërmjet ndërmjetësve nga Egjipti dhe Katari, pasi të enjten u tërhoq nga një kërcënim për të vonuar lirimin e radhës.

Hamasi kishte akuzuar Izraelin në fillim të kësaj jave për dështimin e përmbushjes së detyrimeve të tij të ndihmës sipas armëpushimit.

Nga ana e tij, Klubi i të Burgosurve Palestinez raportoi se 369 të burgosur do të lirohen të shtunën nga Izraeli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA