Ankesa për Lajçak: Osmani takon për herë të dërguarin e ri për dialogun, Sorensen!

14/02/2025 14:34

Vjosa Osmani e ka kthyer pjesëmarrjen në konferencën e sigurisë në Mynih ne një mission lobimi për Kosovën.

Osmani është duke zhvilluar një sërë takimesh me liderë botërorë, ndërsa ka pasur një takim qartazi të përcaktuar edhe me përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Presidentja e Kosovës sqaroi në një postim në Facebook shkruan se në këtë përballje të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, biseda është përqendruar tek zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli.

“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, shkruan Osmani.

Danezi Sorensen, e nisi zyrtarisht punën më 1 shkurt, duke e pasur Mirosllav Lajçakun. Ashtu si liderë të tjerë kosovarë, mes të cilëve edhe kryeministri Albin Kurit, Osmani e ka kritikuar në të shkuarën Lajçakun për qasje të pabarabartë në dialog e madje edhe për rreshtim në disa raste, hapur karahazi Serbisë.

Gjatë mandatit gati pesëvjeçar të sllovakut, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, e cila edhe pse nuk është nënshkruar, sipas BE-së mbetet është ligjërisht e detyrueshme për palët.

Brukseli nuk e ka fshehur pakënaqësinë me faktin që zbatimi i paktit nuk ka nisur as nga Prishtina, e as nga Beogradi.

Vetë shefja e re shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ke pohoi më herët se është duke dëgjuar kritika rreth formatit të deritanishem të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj paralajmëroi se do ta shqyrtojë mundësinë, së bashku me Sorensenin, për ta bërë funksional dialogun mes dy vendeve fqinje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA