Takimi Trump-Putin, Kremlini: Asnjë vendim për datën, përgatitja mund të zgjasë me muaj

13/02/2025 18:21

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me homologun rus Valdimir Putin në Arabinë Saudite.

Në lidhje me takimin e shumëpritur, ka ardhur reagimi zyrtar nga Kremlini. Dmitry Peskov thotë se nuk është marrë asnjë vendim aktualisht për datën ose vendin e takimit midis dy liderëve, i cili mund të marrë disa muaj kohë për t’u përgatitur.

“Deri më tani nuk është marrë asnjë vendim. Do të duhet kohë për t’u përgatitur për një takim të tillë. Mund të duhen javë, një muaj ose disa muaj,” tha zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov në një intervistë për rrjetin rus Pervy Kanal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA