![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/trump-musk-spacex-800x450.jpg)
Një stuhi e përbindshme me reshje të dendura dëbore dhe shi të ngrirë është përplasur në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara, duke mbjellë kaos nga Kentaki e deri në kryeqytetin e vendit, Uashington.
Mediat amerikane flasin për qindra aksidente rrugore, e paralajmërimet e ekspertëve janë edhe më të zymta: Sipas tyre rrezikohen përmbytje me rritjen e temperaturave, që mund të bëhen shkak për fryrje të lumenjve. Përmbytjet kërcënojnë madje edhe zonat e Kalifornisë të shkatërruara nga zjarret e fundit.
Stuhia që preku zona të Kentakit në drejtim të Marilendit e më thellë në veri të vendit, solli gati 40 centimetra borë në Iron Gate, një qytet i vogël në Virxhinian Perëndimore, si dhe 30 cm borë në Ëhite Sulfur Springs, të po këtij shteti, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit. Deri të mërkurën, më shumë se 190,000 klientë në Virxhinia dhe më shumë se 13,000 në Karolinën e Veriut, vazhdonin të ishin pa energji elektrike. Bora mbuloi dhe aeroportet në Virxhinia e Tenesie.
Rreth 2,500 fluturime u anuluan ose u shtynë në të gjithë vendin, 200 nga të cilat në Aeroportin Kombëtar ‘Ronald Reagan’ në Uashington. Për të dytën ditë me radhë në gjithë shtetin e Virxhias mësimi u anulua, po kështu edhe në Baltimorë e Uashington, nxënësve dhe mësuesve iu kërkua të qëndronin në shtëpi.
Top Channel