![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/fasdfasdfasdfa-800x450.jpg)
Donald Trump planifikon të zbulojë një sërë tarifash reciproke, pasi disa ditë më parë u zotua se do shënjestrojë çdo shtet që takson importet amerikane për importet amerikane.
“Sot është ditë e madhe, tarifat reciproke”, shkroi Trump në Truth Social.
Presidenti nuk dha detaje të tjera, vetëm tha se do mbajë një një konferencë shtypi në orën 18:00 me orën evropiane.
Ai tashmë ka vendosur tarifë 10% për mallrat nga Kina, ka njoftuar tarifa për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit duke filluar nga 12 marsi dhe akoma mendohet se do të vendosë taksa për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika në javët e ardhshme.
Zyrtarët e Trump mund të zgjedhin një tarifë të sheshtë prej 10% ose 20% që është më lehtë të zbatohet, tha William Reinsch, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Ose ata mund të marrin një qasje më sfiduese që do të kërkonte plane të veçanta tarifash që përputhen me tarifat të çdo vendi tjetër, sipas Reinsch.
Ka rreth 5000 rregulla të ndryshme produktesh në 186 vende në Organizatën Botërore të Doganave që vendosin detyrime, tha Damon Pike, një specialist i tregtisë.
Top Channel