![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/4eb153a1-7ff5-42e3-8163-bf6226b6d870_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
Administrata Trump ka rënë dakord të lirojë një qytetar rus të dënuar për pastrim parash në Rusi në këmbim të lirimit të mësuesit amerikan Mark Fogel.
Alexander Vinnik është në paraburgim në SHBA, gati të transportohet në Rusi, që pritet të ndodhë deri në fund të javës, tha një zyrtar amerikan për NBC News.
Si pjesë e marrëveshjes për lirimin e tij, Vinnik do të lërë pas asetet digjitale me vlerë 100 milionë dollarë në SHBA.
“Ne nuk e ndërruam tregtarin e vdekjes me një basketbollist” tha zyrtari amerikan, duke iu referuar shkëmbimit të vitit 2022 të yllit të WNBA Brittney Griner me tregtarin rus të armëve Viktor Bout.
Vinnik u arrestua në vitin 2017 në një fshat të vogël në Greqinë veriore dhe u ndalua me kërkesë të Uashingtonit. Fillimisht ai u ekstradua në Francë dhe më pas në SHBA.
Ai u deklarua fajtor në maj për komplot për kryerjen e pastrimit të parave në lidhje me rolin e tij në shkëmbimin e kriptomonedhave Bitcoin nga viti 2011 deri në 2017, sipas një njoftimi në atë kohë nga Zyra e Prokurorit të SHBA-së.
Top Channel