“Rruaza metalike në motor”, sabotohen luftanijet gjermane! Edhe korveta “legjendare”!

13/02/2025 11:59

Marina gjermane konfirmoi dëmtimin e disa anijeve të saj ushtarake, episode këto që kanë ngjallur shqetësim në vend.

Mediat gjermane thonë se mes te tjerash tani dyshohet edhe për dëmtimin e korvetës së famshme “Emden”. Sipas transmetuesve publikë WDR, NDR dhe Süddeutsche Zeitung (SZ), hetimet mbi mundësinë e sabotimit janë marrë përsipër nga Zyra Shtetërore e Krimeve të Hamburgut. Persona të panjohur, sipas këtyre mediave, kanë hedhur dhjetëra kilogramë rruaza metalike në motorin e “Emden”.

Kreu i Marinës Gjermane, Jan Christian Kaack, konfirmoi se anije ushtarake gjermane janë shënjestruar në disa raste, cka nënkupton qartë se ky nuk ishte vetëm një akt i vetëm. Në një tubim në Berlin, Kaack tha se kishte “më shumë se një sabotim”. Ai garantoi megjithatë se tashmë janë marrë masat e duhura për të mbrojtur anijet emarinës gjermane.

Sipas ekspertëve të anijeve luftarake, copat metalike mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në anije nëse nuk zbulohen në kohë. Për më tepër, koha për dorëzimin në përdorim të anijes në Bundesëehr mund të zgjatet ndjeshëm. Teksa rrethanat e tentativës për sabotim janë ende të paqarta për momentin, ajo cfarë dijet me siguri është se korveta “Emden” i nevojitet urgjentisht Marinës Gjermane, thekson shtypi vendas.

Kjo anije duhet të përdoret për të monitoruar hapësirën detare, e cila është një detyrë e rëndësishme, veçanërisht në kohët kur NATOparalajmëron për intensitetin në rritje të sulmeve hibride nga Rusia, përfshirë zonën e Detit Baltik. Bundesëehr-i ka porositur gjithsej pesë korveta të reja të klasit 130 me një kosto prej dy miliardë eurosh. Ato po ndërtohen në disa kantiere detare në Gjermaninë veriore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA