Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dëshmon për herë të parë Dritan Rexhepi: Prokurorëve do ua faktoj se…

13/02/2025 16:47

Ka folur për herë të parë në procesin që po zhvillohet ndaj tij dhe disa personave të tjerë në GJKKO,  Dritan (Gramos) Rexhepi, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës duke hedhur poshtë akuzat.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se gjatë dëshmisë së tij, Rexhepi është shprehur se nuk e njeh Gentian Funiqin.

“Në burgun e Pratos kam qenë në sigurinë e lartë pasi kisha apelin në Firence dhe më mbajtën 10 ditë. Nuk e njoh, se kam parë ndonjëherë në jetën time Gentian Funiqin. Do ia faktoj këtë prokurorëve me prova në vijim”, ka deklaruar Rexhepi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA