![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/fasdfasdfasdfa-800x450.jpg)
13/02 20:40
Robert F Kennedy Jr është konfirmuar si sekretar i shëndetësisë nga Senati.
Robert F Kennedy Jr do të marrë kontrollin e sistemit të madh të kujdesit shëndetësor të Amerikës, pasi Senati votoi të enjten për të konfirmuar emërimin e tij, i cili njihet si një skeptik i vaksinave.
Senati votoi 52 pro dhe 48 kundër, ku mori mbështetjen e gjithë republikanëve, përveç senatorit të Kentakit, Mitch McConnell.
Top Channel