“O buf dil tani, shaj dhe shpif”, Rama ironizon Berishën: Hidhu tani se tani ke edhe atë të Trumpit

13/02/2025 09:53

Në fund të komunikimit me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën që e quan “buf kënete”.

“Dil tani dhe shaj, se ke dhe atë të Trumpit”, iu drejtua Rama Berishës, duke iu referuar këshilltaritë që kryedemokrati ka zgjedhur për fushatën zgjedhore Chris LaCivita, një prej dy drejtuesve të fushatës së Donald Trump në fitoren e zgjedhjeve.

Edi Rama: Kemi bërë një kërcim të madh, symbyllur, të vendosur që pas 100 e kusur vitesh t’u japim shqiptarëve një shans që të kenë një drejtësi të pavarur. Dhe të vetëdijshëm që drejtësia e pavarur do të stërvitet me trupat tanë. Kjo është, se çdo institucion ka procesin e vet të të nxënit duke punuar. Unë nuk jam këtu ai që isha kur erdha këtu në 2013. Di shumë më tepër. Edhe ata pas 5 vitesh, s’do jenë këta që janë sot. Por, mua më ka bërë të mirë në këtë punë edhe përballja përditë me lloj lloj qeverie, për shumë arsye. Kritikat apo agresionet të bëjnë më të mirë, të bëjnë më të fortë, kur do të bëhesh më i mirë. Kur s’do të bëhesh më i mirë, të bën Zoti buf kënete dhe nuk të lë të ikësh në punën tënde, por të mban aty që të të degjenerojë komplet, se të vjen dita që duhet të paguash për ato që ke bërë. Nuk ka faturë më të keqe se sa të të turpërojë Zoti kur ka ardhur dita që të ndash me stërnipërit dhe stërmbesat përralla. Këto kisha unë për sot, kjo Sy m’sy më pëlqen shumë. Në 11 maj kemi një moment historik për të gjitha këto që po flasim. Është momenti kur edhe për SPAK-unë ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë të gjithë garancinë. Vetëm PS. Këneta tani të hidhet, u tërbua, u drogua. Hidhuni bretkosa, zhaba dhe zhapiqe. Dil o buf tani, shaj, shpif, se tani ke dhe atë të Trumpit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA