![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/rama-4_sd-800x450.jpg)
Kryeministri Edi Rama, në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale, u shpreh se misioni më i madh i qeverisë socialiste është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Rama e cilësoi veten njeriun më të sulmuar në Shqipëri, ndërsa komentoi dhe deklaratën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe i kërkoi këtij institucioni të hetojë rastet kur flitet për intimidim nga gjyqtarët.
Edi Rama: Pa mua dhe PS nuk vinte kjo kohë. Kjo kohë ka dallgët e veta, e kam thënë me çdo kosto, me çdo çmim. Nuk jam kujtuar vonë, se nëse do kisha filluar të flisja siç po flas sot, nuk do të arrihej kjo. Është e dhimbshme, sepse ndryshe nga sektor të tjerë, kjo bëhet në kurriz të njerëzve. Historitë e intimidimit te njerëzit i kam parë pa fund, por nuk i kisha parë si të qëllimshme, i kisha parë si mungesë profesionalizmi.
SPAK ka mbështetjen time sa herë që sulmohet nga kafshët, por KLGJ duhet të shqetësohet, jo të ngrihet të bëjë koorporatën. Nuk ju vjen e keqja nga Edi Rama dhe PS. Nuk jemi nga ata që mbajnë shënim për hakmarrje. Ky qiell është për të gjithë, e kemi treguar.
Çfarë trysnie? Bëni punën se merrni gjithë ato para, a janë të vërteta ato historitë e manovrimeve. Nëse nuk janë të vërteta, dilni ta thoni. Mendoni se do rrimë pa kërkuar standarde. Unë shoh vetëm një gjë në këtë detyrë, detyrë, ditën kur do vihet Albania te Këshilli Evropian. Jam njeriu më i sulmuar në Shqipëri. Më gjeni një gjë që s’ma kanë thënë. Është mision, mos më bëni të flas më gjatë.
Top Channel