“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet për Top Channel pasi iu refuzua hyrja në RMV: Më nxorën një fletë, kërkuan që…
Efektivët e policisë kanë marrë mbrëmjen e sotme informacion se një person ka qenë i armatosur në afërsi të Rinasit mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Gazetarja e Top Channel Kleida Muka raporton se pas marrjes së informacionit policia ka shkuar për kapjen e tij dhe në momentin qe i janë afruar, dyshohet se ai ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk raportohet për efektivë të lënduar. Ndërkohë autori i dyshuar, i identifikuar si Klajdi Buza, është vënë në pranga, dhe sipas informacioneve rezulton person me precedent të mëparshëm penal.
Sipas të dhënave ai është arrestuar edhe në vitin 2022 pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.
Në vitin 2015 ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij, ndërsa policia në atë kohë njoftoi se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Top Channel