Dy vite nga aksidenti në Tempi me 57 viktima, mes tyre edhe shqiptarë, qindra motoristë protestojnë në Athinë: Duam drejtësi

13/02/2025 18:46

Qindra motoristë protestuan mbrëmjen e së enjtes në Athinë.

Sipas organizatorëve, protesta u organizua për dhënien e drejtësisë për aksidentin e 2 viteve më parë në Tempi të Larisës, ku humbën jetën 57 vetëm, mes tyre edhe 5 shtetas me origjinë shqiptare.

Protestuesit u nisën nga stacioni ku 2 vite më parë ishte nisur një prej dy trenave, dhe pikërisht  treni i pasagjerëve me afro 700 udhëtarë shumica e tyre studentë që ktheheshin nga festa e karnavaleve.

Në vazhdim protestuesit u ndalën jashtë zyrave të hekurudhave greke, për të mbyllur protestën në sheshin Sindagma, raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA