![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/ardhi_sd-800x450.jpg)
Deputeti Erion Braçe kritikoi kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin i cili tha se nisma e tij (pr. Ligjit për Tatimet ) ndikon elektoralisht.
Braçe: Komisioneri i ka rekomanduar Kuvendit mos miratimin e nismës. Ajo që më bën përshtypje dhe të më vijë keq ka të bëjë me faktin që ai nuk e ka lexuar nismën. Ka parë vetëm titullin e nismës se po ta kishte lexuar do ra kishte kuptuar nëse ndalimet në kodin zgjedhor që ndalohet në një periudhë 4 mujore. S’ka të bëjë as me ulje as me heqje takse, pro vendosje takse, leximi është problem shumë i madh në këtë vend nga më të vegjlit tek më të rriturit. Është për të vënë duart në kokë. Përfaqësuesit e Kuvendit janë mundur t’i shpjegojnë, por mesa duket komisionieri i ka shkuar deri në fund historisë, unë, kolegët e mi që nuk janë vetëm të PS por edhe opozitës kanë 6 vite me radhë që luftojnë për këtë gjë, kërkoj vetëm kthimin në natyralitet të tatimit mbi vlerën e shtuar.
Spiropali: Përfundojeni fjalën zoti Braçe.
Braçe: S’kam dalë nga rendi i ditës të flas për qiellin. Dua të flas se kështu e kam.
Çupi: Bën si nevrik kot.
Braçe: Merr lexo naj gjë, ti moj ti, merr lexo naj gjë.
Top Channel