“Ç’e zgjat kot mor vëlla?”, përplasja e fortë e Sulos me Vangjelin në Top Story: Ti e sheh botën me sytë e Veliajt

13/02/2025 22:33

Arrestimi me urdhër të SPAK i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka shkaktuar një tërmet të fortë politik brenda radhëve të mazhorancës. 

Kjo vendimmarrje e Prokurorisë së Posaçme është cilësuar si kalim i “vijës së kuqe” nga kryeministri Rama, i cili për herë të parë që nga krijimi i SPAK foli me rezerva të forta për punë, profesionalizmin dhe metodat e përdorura nga hetuesit dhe gjyqtarët e këtij institucioni.

Në studion e Top Story në Top Channel, analistët Lorenc Vangjeli dhe Arjon Sulo janë përplasur në debat, në lidhje me mënyrën e arrestimit të Erion Veliajt dhe atë të Ilir Metës.

Pjesë nga debati:

Vangjeli: Do duhej të ndërtonte këtë standard… Do ta besonit Ramën nëse këtë gjë do ta kishte bërë më parë? Unë do të doja ta bënte sepse do ishte detyra e tij

Sulo: Ça po flet ti se s’po të kuptojmë. Çështja është, e ke parë dosjen ti?

Vangjeli: Zoti gjykatës pavarësisht këtë lloj skalete ti nuk mund të kesh. Nëse tenton ta kuptosh këtë që po them dhe nëse e shikon Shqipërinë me sytë e mia, do të ishte ndryshe?

Sulo: Si ka mundësi që ti e shikon Shqipërinë me sytë e Veliajt?

Vangjeli: Ti merresh vetëm me  foton e kravatës, nuk është detaj, merret e tëra…

Sulo: Autori i rrëmbimit të Metës në Unazë është qeveria, sepse SPAK dhe BKH doli dhe tha që nuk e arrestuam ne por policia. Ai e mori si qen për ta diskredituar

Vangjeli: Shqip fola por më duhet të të përkthej, se nuk fola asgjë nga këto. Se problemi është që ti ndërron xhaketën por thua të njëjtat gjëra.

 

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta