![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/7787878-800x450.jpg)
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë marrëveshje paqeje të rënë dakord mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Kjo deklaratë vjen padi të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike, ku folën edhe për luftën në Ukrainë. Pas telefonatës, Trump tha se dyshja ranë dakord që bisedimet për t’i dhënë fund luftës duhet të fillojnë menjëherë.
Zelensky thotë se “është e rëndësishme që gjithçka të mos shkojë sipas planit të Putinit, në të cilin ai dëshiron të bëjë gjithçka për t’i bërë negociatat e tij dypalëshe (me SHBA)”, raporton Reuters.
Zelensky shton se ai nuk ka diskutuar për NATO-n me Trump, por e di se SHBA nuk dëshiron që Ukraina të bëhet anëtare.
Top Channel