Edhe Shqipëria tashmë ka një numër të gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit.
Çdo qytetar në numrin e telefonit pa pagesë 0800 26 26 mund të drejtojë një ankesë për shërbimin e munguar ndaj institucioneve publike apo private, kjo linjë posaçërisht do të ndjekë dhe çdo ankesë që lidhet me sigurinë ushqimore e vë në rrezik shëndetin e qytetarëve.
“Ne do të pranojmë ankesat, do t’i trajtojmë ato e më pas do t’i adresojmë edhe konsumatorët dhe ne do të tentojmë t’i zgjidhim do të komunikojmë me ofruesit e shërbimit edhe me institucionet publike të gjitha hallkat që konsumatori në fund të jetë i fituar. Në rast se nuk zgjidhen ndaj institucioneve publike do të jetë do të jetë dhe një fare presion për të përmirësuar cilësinë e shërbimit ose inspektimit ndaj konsumatorit”, tha Grant Sokolaj-Qendra Alert.
Mbrojta e konsumatorit është përfshirë në kapitullin 28 të BE, për të rritur ndërgjegjësimin dhe transparencën që nisma të funksionojë edhe në vendin tonë çdo ankesë do të bëhet publike bashkë me zgjidhjen.
“Një nga çështjet më të komplikuara për integrimin e Shqipërisë në BE, është kapitulli 12 që i takon sigurisë ushqimore. Roli ynë është ndihmojmë qeverinë në përshtatjen legjislacionit sipas BE. Nga ana tjetër ne do të suportojmë edhe të gjithë aktorët që do të ndihmojnë konumatorët, në këtë rast linja e e gjelbër nuk mbetet vetëm tek denoncimi i konsumatorit por edhe tek ndjekja që i bëhet problemi dhe zgjidhja që vjen më pas. Në mënyrë që kur Shqipëria të jetë pjesë e familjes europiane ne duhet të kemi një tavoline me produkte të sigurta”, tha Lazlos Arendas-menaxher i programit për bujqësinë, BE.
E nëse ankesa e konsumatorit nuk do të trajtohet seriozisht nga institucionet, kjo zëri i tij do të shkojë deri në gjykatë ku fjalën e fundit do ta thotë drejtësia.
Top Channel