“Veliaj bëri zv.ministre gruan e biznesmenit pasi ai e mori diku me avion”, Rama: Ma ka kërkuar aleati ynë kryetar i Kuvendit, më tha vjen nga shoqëria civile

12/02/2025 09:34

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ku u fol për arrestimin e krebashkiakut Erion Veliaj dhe përfshirjen e deputetes Klotilda Bushka në dosje, kryesocialisti Edi Rama përmendi raste konkrete në dosjen voluminoze, që sipas tij janë të pavërteta.

Rama zbuloi mes të tjerash, se në dosje, përmendet që ‘Veliaj ka bërë zëvendës ministre gruan e një biznesmeni pasi ky i fundit e ka marrë me avion diku’.

Sipas kryetarit të PS, kjo është e pavërtetë, pasi “zëvendës/ministrja e Punës dhe e Çështjeve sociale është vendosur në atë detyrë me kërkesë të ish kryetarit të kuvendit kur ishte në kolaicion”.

Në atë roman 400 faqesh nuk ka prova. Ka vetëm një tregim shumë të ngarkuar dhe të ndërlikuar me gjithfarë lloj personazhesh shkak-pasojë, por nuk ka prova. Dhe një element të thjeshtë që unë e di, aty thuhet që Erion Veliaj ka bërë zëvendës ministre gruan e një biznesmeni pasi ky i fundit e ka marrë me avion diku. Nuk di a ka pasur një udhëtim më parë por që të arrish në konkluzionin që zëvendësministrja është vendosur si rezultat i atij udhëtimi, këtë mund ta bësh në dy rrugë. Ose me shkollën e sigurimit të shtetit: çfarë bëje ti në veturën e ambasadës jugosllave, – e dini historinë e veturës së ambasadës jugosllave, – ose ta kesh të provuar bisedën e të gjitha.

Ndërkohë që zëvendës/ministrja e Punës dhe e Çështjeve sociale është vendosur aty me kërkesë të ish kryetarit të kuvendit këtu tek dhoma, tek salla e tij, mua personalisht kur ishim në koalicion. Me ka kërkuar që të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua që unë nuk e njihja, nga shoqëria civile a ku di unë se çfarë, se “është pranë nesh, por është e pavarur dhe është vajzë e mirë etj”, skam asnjë rezervë asnjë problem. Dhe nuk po e sjell këtu se këtu s’ka as fajësi, thjeshtë normal fare siç bëhen koalicionet dhe siç bëhen bisedat. Kjo është e vërteta. Tani si mund ta shkruash ti në një akt akuzë penale këtë dhe të tilla ka plot”-shprehet Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA