Trump nuk heq dorë nga Groenlanda, danezët mbledhin 200 mijë firma të ‘blejnë’ Kaliforninë

12/02/2025 07:35

Një peticion satirik nga Danimarka, e cila zotëron Groenlandën, ka mbledhur 200,000 firma, teksa Trump-i ka pasur si qëllim të blejë ishullin në Arktik.

Që kur u rikthye në presidencë muajin e kaluar, Donald Trump ka propozuar që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve, të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë, të blejë Gazën, madje dhe ka tentuar të blejë Groenlandën.

Danimarka e cila ka Groenlandën ka reaguar. Mbi 200,000 danezë kanë nënshkruar një peticion për të blerë Kaliforninë nga SHBA.

“A e keni parë ndonjëherë një hartë dhe menduar, ‘Dini çfarë i duhet Danimarkës? Më shumë diell, palma.’ Po, tani kemi mundësinë e jetës për ta bërë këtë realitet,” thotë peticioni. “Le të blejmë Kaliforninë nga Donald Trump!”

Në pjesën e sipërme të faqes së peticionit, një slogan thotë “Ta bëjmë Kaliforninë përsëri të madhe” dhe ta bëjmë Kaliforninë “Danimarkë të Re”.

 “Po të jemi të sinqertë – Trump-i nuk është adhurues i Kalifornisë. E ka quajtur ‘shtetin më të shkatërruar në union’ dhe ka pasur konflikte me liderët e tij për vite me radhë. Jemi të sigurt se ai do ta shesë për çmimin e duhur”-thuhet më tej në peticion.

Duke folur në televizionin danez në janar, kryeministrja Mette Frederiksen tha se Groenlanda “nuk është në shitje”, duke shtuar: “Përmes syve të qeverisë daneze, Groenlanda është pronë e Grenlandezëve.”

Po ashtu, pas një vizite të djalit të Donald Trump-it më herët këtë vit, kryeministri i Groenlandës, Múte Egede, tha: “Ne jemi Grenlandezë. Nuk duam të jemi amerikanë. As danezë. E ardhmja e Grenlandës do të vendoset nga ne, Grenlandezët.”

Edhe pse peticioni danez për të blerë Kaliforninë është një shaka, oferta e SHBA-ve për të blerë Groenlandën është mjaft serioze. Buddy Carter, një përfaqësues republikan nga Xhorxhia, ka propozuar një ligj për të lejuar blerjen e Groenlandës dhe për ta emëruar atë “Të Kuqe, Të Bardhë dhe Blu”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA