Rama lexoi mesazhin e qytetarit për gjyqtarin që arrestoi Veliajn, Berisha: Tekstin e kishte shkruar Ulsi Manja me Irena Gjokën

12/02/2025 12:36

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi mesazhin që qytetari digjital i dërgoi kryeministrit Edi Rama.

Sipas kryedemokratit, teksti që Rama lexoi në mbledhjen e Kryesisë është shkruar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe gjyqtarja Irena Gjoka.

Berisha: Natyrisht rrethanat kanë ndryshuar, pas përmbysjes në Uashington të perandorisë së Xhorxh Sorosit.
Situata është krejtësisht tjetër me narkoshtetin shqiptar. Nuk ka më sekretar shteti të Xhorxh Sorosit që të vijë të përgëzojë Altin Dumanin se ka arrestuar liderin e opozitës, siç erdhi Entoni Blinken. Nuk ndodh kjo më.

Pa takuar me asnjë njeri nga opozita, takoi njeriun që kishte urdhëruar të arrestonte liderin e opozitës.
Por kjo ka marrë fund dhe ky është shqetësimi i tmerrshëm i Eid Ramës. Ai kishte përllogaritur Spakun si një satër ndaj opozitës shqiptare në mënyrë që të fitonte mandatin e katërt. Ju e patë vetë, ju e dëgjuat fjalimin e tij, hyri në biografinë e një gjykatësi që nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë. Por një gjë di, nga ato që dëgjova, ai dhe çdo gjykatës si ai, çdo qytetar si ai, duhet të ndjehet krenar me të shkuarën e tij se nuk është bir xhelati si Edi Rama.

U përpoq ta kompleksojë me një mesazh dixhital të dërguar nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja së bashku.
Qytetari dixhital e morët vesh kush ishte? Irena dhe Ulsiu. Tani do nxjerrin ata një dëshmitar për të më përgënjeshtruar mua, por po të lexosh stilin e tyre, ata të dy ishin se jo më kot i drejtohej Ulsi. Lexonte këtu dhe sytë i kishte tek Ulsiu. Pra, u mor me biografitë.

Çdo njeri mund të merret, por Edi Rama kurrë. Edi Rama ka trashëgimi një baba xhelat që ka firmosur varjen në litar të një poeti vigan, të një kolosi të fjalës së lirë, Havzi Nelës. Nuk ka ky asnjë lloj të drejte mbi tokë të ndalet në biografinë e kujt se është i djathtë apo i majtë. Çfarë do të jenë, të djathtë apo të majtë, janë 1 mijë herë më mirë se ai që është biri i një xhelati dhe nuk ka kërkuar të falur gjer sot për Havzi Nelën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA