![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/MEEE_sd-800x450.jpg)
Dosjen për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama e konsideron një roman prej 400 faqesh pa asnjë provë.
Rama: E vërteta shkelmohet pa pushim ku faktikisht edhe sot që flasim unë akoma nuk kam parë që një dy tre media të kërkojnë dhe të tregojnë që ka apo nuk ka prova. Të thuash që blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustane ndërkohë që kryetari nuk vesh fustane dhe nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në një dhomë paraburgimi duhet minimalisht të tregosh provat fustanet dhe bizhutë, s’kemi ça diskutojmë as ça vëmë në dyshim, provat, është shumë e thjeshtë, i kërkoj mediave që të bëjnë mundësisht hulumtimin për provat, në atë roman 400 faqesh nuk ka prova ka vetëm një tregim shumë të ngarkuar me gjithçkafarëlloji personazhesh por nuk ka prova. Një element të thjeshtë që unë e di.
Kemi ngritur prokurori speciale por nuk do të jemi të gatshëm të pranojmë abuzimin me të vërtetën me standardet se ky është minimumi. Ndryshe kthehemi mbrapsht, këto janë shenja që duhen frenuar.
Top Channel