Sipërmarrësi dhe model Elton Ilirjani ishte pjesë e Javës së Modës në Nju Jork, ku u prezantua koleksioni vjeshtë/dimër 2005.
Në një artikull të “Forbes” shkruan “Modeli shqiptar Elton Ilirjani doli në pistën e Global Fashion Collective. Ai sfiloi për dy shfaqje, për stilisten japoneze dhe artisten multimediale Naoko Tosa, e cila krijoi një koleksion teknologjik të ndërtuar për të ardhmen distopike, me xhaketa të ngulitura me drita LED, për viktimat e ortekëve dhe pëlhura rezistente ndaj zjarrit. Ai gjithashtu ka sfiluar për markën koreano-jugore Tripleroot, e cila sjell një stil elegant, minimal për femrat moderne.
Pjesë në një shfaqeje mode ishte dhe këngëtarja Parashqevi Simaku, e cila falë mbështetjes së Ilirjanit ka rifilluar një jetë të dytë.
Top Channel