![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/ins_sd-800x450.jpg)
Vendimi për pezullimin e financimeve erdhi në një moment kyç.
SPAK është në kulmin e hetimeve për disa dosje të rëndësishme të korrupsionit, dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Hetime ndaj kryebashkiakëve, ish-ministrave, zyrtarëve të lartë dhe grupeve kriminale janë në proces. Edhe pse njerëzit e drejtësisë i paraqesin si esenciale trajnimet që kanë bërë ndër vite në bashkëpunim me partnerët, sipas tyre vendimi për pezullimin e fondeve nuk cenon hetime, apo vendimmarrje nga SPAK e GJKKO.
‘Do të mungojë ai syri i jashtëm, ai aleati që ulej aty edhe gjatë zgjedhjes së organeve të reja të drejtësisë dhe të gjithë e dinin se ishte shumë e rëndësishme prania e tyre aty. SPAK jo vetëm ka përfituar mbështetje financiare nga SHBA por ka përfituar një mbështetje të madhe morale, sepse ajo që bën SPAK kërkon mbështetje të fuqishme që SPAK i ka gjetur tek aleatët jashtë Shqipërisë’ u shpreh Fatjona Mejdini, ‘Global Initiative’.
“Nuk besoj se prokurorët e prokurorisë së posaçme kanë punuar edhe vazhdojnë të punojnë se kanë qenë të monitoruar në bashkëpunëtor amerikanë. Sepse ti nëse nuk e ke ndërgjegjen, edhe 5 prokurorë amerikanë të kesh mbi kokë ti prapë do cedosh, kështu që unë mendoj se është krijuar tashmë kjo strukturë edhe do vazhdojë edhe më tej”
Këto institucione paguhen nga buxheti i shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë, dhe parlamenti ka miratuar buxhetin për vitin 2025 duke shtuar edhe 2 milard lekë, për shtimin e 40 hetuesve të rinj të Byrosë Kombëtare të hetimit.m
‘Patjetër luftëra kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është një nga prioritetet e çështjeve të sigurisë, unë mendoj që këto fonde nuk do të preken, nuk do të shkurtohen, dhe këto fonde do përdoren që për SHBA janë më të rëndësishme, që do të thotë që SPAK si instrument i SHBA në Republikën e Shqipërisë, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar’ u shpreh Besian Zogaj, pedagog
“Qeveria ndan buxhetin, e organeve të drejtësisë, por është e detyruar me ligj që ta bëj, është ministria e financave që bën një check up, sa janë nevojat e këtyre organeve. Por edhe për BKH edhe SPAK që formojnë të dyja nuk besoj se do ti lërë njeri pa rroga” u shpreh ish-kreu i KPK, Alfred Balla.
Top Channel