Donald Trump, surprizoi edhe njëherë botën. Përkundrejt çdo parashikimi apo beteje në drejtësi, arriti të rikthehet si presidenti i 47-të i SHBA, 4 vite pasi kishte lënë Shtëpinë e Bardhë si presidenti i 45-të.

Ndryshe nga paraardhësi i tij demokrat Biden që fliste për rolin udhëheqës të SHBA në botë, Trump vë theksin tek interesi amerikan në plan të parë. Në retorika të ndryshëm, në thelb të njëjtë: të ruajnë dominimin global të SHBA-së.

“Nuk kemi ndonjë shkak për të besuar se do zbehet politika amerikane në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pra krimit trasnacional. Nuk besoj se do ketë ndonjë zbehje pavarësisht ndërrimit të presidentit në amerikan, kjo tashmë është një qasje që Amerika e ka treguar ndër vite”  u shpreh ish-kreu i KPK, Alfred Balla

“Kemi të bëjmë me një dialektikë të re politike, doktrina Trump është një formë popullzimi dhe më në fund, se dialektika në fakt ajo beteja me të kundërta , ka një produkt për shoqërinë, një përfitim për shoqërinë. Kështu që përkundër populizimit agresiv të neoliberalëve të të majtëve për gjithë përfshirjeje sot kemi një populizëm të djathtë’ u shpreh Besian Zogaj, pedagog

Trump, e nisi mandatin e dytë në zyrën ovale ashtu siç dorëzoi të parin në vitin 2020: me deklarata pompoze, kërcënime për luftë tregtare dhe paralajmërime të ashpra të aleatëve në NATO, një aleancë që e vuri në dyshim edhe mandatin e parë. Pas Kanadasë, Kinës dhe Meksikës, kërcënimeve për tarifat tregtare nuk i shpëtoi as Bashkimi Evropian.

Shqipëria, është lojtare e papërfillshme në fushën e kësaj politike të madhe. Por, ndikimet janë tepër të mëdha nga orientimet e politikës së Uashingtonit. Tiranën, ashtu si gjithë botën e shqetëson fort pyetja: A do të ndryshojë politika amerikane në vendin dhe rajonin tonë?

‘Elementë të fushatës së tij si Amerika e para që ishte edhe lajtmotivi që Trump erdhi në pushtet, po fillojnë të shpërfaqen shumë dhunshme, në të gjithë botën dhe ka një lloj paniku në lidhje me qëndrimet e SHBA për çështje të rëndësishme. Ky lloj paniku ndihet edhe tek  një vend mik që e ka parë Amerikën si një lloj drejtimi edhe për politikat vendase. Shqipëria ka qenë gjithmonë që ka marrë si shembull funksionimin e demokracisë amerikane’ u shpreh Fatjona Mejdini, gazetare.

‘Shqipëria ka një vend periferike se si administrata e Trump është duke bërë pastrimin e asaj që ai e quan “këneta e Uashingtonit” apo “deep state” dhe përgjithësisht nën akuzë agjencitë e ndihmës, CIA, USAID, NED, për shkak se kjo ndihmë administrohet nga këto agjenci. Prek amerikanët dhe jo Shqipërinë’ u shpreh Gerti Shella, drejtor INFOCIP.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA