![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/65465656565-442x249.jpg)
Elvis Ndreca i shpallur në kërkim që prej majit të vitit 2024 ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme.
Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” pasi doli në përgjimet e Sky ECC.
Ndreca akuzohet nga SPAK për vepren penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” ndaj Durim Bamit. Por kush është Elvis Ndreca dhe si përfundoi në dosjen e SPAK?
Ndreca u kap teksa komunikonte përmes sky ecc me Samuel Ndokën, dhe ish deputetin e PS-së, Arben Ndoka. Po ashtu në dosjen e SPAK, Ndreca del duke komunikuar me kushëririn e tij Armando Ndreca për pacelat me canabis në zonën e Kashnjetit ku po në kuadër të këtij operacioni u arrestua Armando Ndreca si dhe ish drejtori i policisë së Lezhës Henrigert Mitri.
Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.”
Top Channel