“Famëziun Antony Blinken”, Berisha sulmon ish-sekretarin e Shtetit: Erdhi në Shqipëri dhe takoi Altin Dumanin, e falënderoi që më persekutoi

12/02/2025 18:00

Në mbledhjen e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Antony Blinken ka takuar Altin Dumanin, si shpërblim sepse ai “kishte persekutuar kreu e PD”.

“Pasi firmosi protokollin me famëziun Antony Blinken i cili erdhi në Shqipëri në një vizitë blic për të firmosur protokollin e censurës, me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë dhe nuk takoi asnjë opozitar, për të dëshmuar se ai ishte për një Shqipëri pa opozitë siç e donte Sorosi dhe Rama dhe takoi Altin Dumanin si shpërblim sepse ai kishte persekutuar Sali Berishën. E falënderoi për punën që kishte bërë.

Por ky person ishte një gënjeshtar, një kryegënjeshtar, një kryemanipulator i shpifur i cili kishte sajuar letrën e famshme që është një nga dokumentet më të zeza në historinë e SHBA-së, e firmosur nga 51 zyrtarë më të lartë të atij vendi, me të cilin mashtronin kombin amerikan dhe botën se laptopi i Hunter Biden, ku gjendeshin aferat më të turpshmet, ishte një laptop i stisur nga rusët dhe se Hunter nuk kishte prekur kurrë në jetën e tij, laptop me dorë.

Për të gjitha këto presidenti Trump e shpalli atë ‘non grata’ për të gjitha zyrat federale në SHBA. Ai nuk ka të drejtë dhe nuk mund të futet në asnjë zyrë shtetërore dhe federative në vendin e tij dhe uroj që drejtësia në Amerikë, të thotë fjalën e saj ndaj këtij manipulatori të turpshëm që mashtroi kombin e vet dhe botën”, u shpreh Berisha ndër të tjera.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA