Droga e fshehur në kuti biskotash! Trafikonte nga Tajlanda në Shqipëri kanabis me përqindje të lartë THC, arrestohet i riu në Tiranë

12/02/2025 14:03

Një i ri 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për trafikim droge.

Në pranga ra R.S.., 25 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se trafikonte lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, nga Tajlanda në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me një pako me 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga Tajlanda.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA