Deklaratat e Ramës, reagon Këshilli i Lartë i Prokurorisë: Respektoni pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve!

12/02/2025 15:22

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, kërkon respektimin e pavarësisë dhe integritetit profesional të prokurorëve.

Në reagimin e shpërndarë përmes rrjeteve sociale, KLP thekson rëndësinë që prokurorët të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë.

“Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin. Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë. Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA