
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka thënë se është “joreale” të pritet që Ukraina të kthehet në kufijtë e saj të para vitit 2014, kur Rusia mori për herë të parë kontrollin e Krimesë.
Duke folur në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Bruksel, Hegseth tha se do të ishte e mundur të vendoset një “paqe e qëndrueshme” vetëm me një “vlerësim realist të fushës së betejës”.
Sekretari amerikan i mbrojtjes gjithashtu minimizoi sugjerimet për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe përjashtoi dislokimin e trupave amerikane në Ukrainë sipas çdo marrëveshjeje të ardhshme të sigurisë.
Kievi ka bërë thirrje vazhdimisht për anëtarësim në NATO dhe në të kaluarën ka refuzuar dhënien e territorit si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, sipas BBC.
Top Channel