![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-12-at-23.32.37-800x450.jpeg)
Rasti i dytë me meningit që u evidentua në Durrës në një periudhë të shkurtër kohore ka ngjallur panik tek prindërit.
14-vjeçari po trajtohet në shërbimin infektiv dhe mjekët shprehen me rezerva kur thonë se ka një përmirësim të lehtë.
Meningiti i shkaktua nga bakteri Nisseria Meningitis është vdekje prurës dhe prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm për të mos neglizhuar simptomat. Por,cilat janë shenjat e para ?
“Temperature lartë 48 orë, vështirësi në lëvizjen e qafës. Nuk bashkon dot fëmija mjekrën me qafën. Nuk duron dot dritën”, tha Eugena Tomi-dr. i ISHP.
Bakteri që shkakton sëmundjen e menigitit qëndron në pjesën fundore të fytit dhe afro 30 % e popullatës janë bartës por nuk shfaqin simptoma ndërkohë që mund ta transmetojnë nëse për afro 4 orë qëndrojnë afër me një person tjetër.
Ky bakter ka disa nëntipa por dy janë më të rrezikshëm .
“Stereoti Ë dhe B shkaktojnë raste fulminante”, tha ajo.
Në Shqipëri vaksina ndaj meningokokut nuk është përfshirë në kalendarin e detyrueshëm por shumë nga prindërit po e sigurojnë atë në shtete fqinje në tregun e hapur farmaceutik.
Mjekja shpjegon se dy rastet e identifikuara në Durrës nuk kanë lidhje epidemiologjike me njëri-tjetrin dhe nuk është se ka një vatër të meningitit atje.
Top Channel