![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/shkoder-policia_sd-800x450.jpg)
Kryeministri Edi Rama sqaroi për qytetarët momentin kur i ra tavolinës pas problemit teknik me lidhjen live në rubrikën “Sy m’ sy”.
Ai shprehet ai moment ndan kush punon me shpirt e zemër dhe kush j0.
Rama: Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër, mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës.
Kështu ma nxorën dhe sëpatën për t’ju thënë shqiptarëve “Shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë”.
Por shqiptarët jua dhanë përgjigjen.
Rrofshi që e nxorët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefonin por këtu nuk është punë telefoni, këtu është punë pasioni për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për Europën këtu në Shqipëri.
Top Channel