Posta për votën e Diasporës paguhet nga shteti, fletëvotimet numërohen nga komisionerët partiakë! “Ligjet” miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

11/02/2025 15:08

Posta për votën e Diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, do të paguhet nga shteti.

Ndërkohë, numërimi i fletëve të votimit të shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, do të bëhet me komisionerë partiake. Kështu, Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të martë ndryshimet në Kod Zgjedhor, që do të hidhen për votim të enjten në seancë plenare.

Nga ana tjetër, u rrëzua kërkesa e Partisë Demokratike, e cila kërkoi që Diaspora të votojë dhe me karta identiteti të huaja.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta