![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/44544545454-800x450.jpg)
Policia e Lezhës ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen me armë ndaj 30-vjeçarit.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me iniciale L.N., plagosi me armë shtetasin Egzon Gega. 30 vjeç.
I lënduari ndodhet në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Në hyrje të qytetit të Lezhës, në lagjen Nënë Tereza, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi L.N, rreth 23 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.G, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Top Channel